Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Makarona dhe mish pule – Fjolla Morina: “Jemi katunarë, hamë gjëra bio”

Makarona dhe mish pule – Fjolla Morina: “Jemi katunarë, hamë gjëra bio”
August 22
10:22 2017

Është kthyer tashmë në trend postimi në rrjetet sociale i një pjate me ushqim bio apo të shëndetshëm, qoftë nga personazhet e njohura, qoftë nga të panjohur.

E duke qenë se ushqime bio zakonisht quajmë të gjitha ato produkte ushqimore të rritura në natyrë, pa konservantë, pa hormone dhe që përmbajnë vetëm vlerat e duhura ushqyese për organizmin, shohim në Instagram pjata me fruta, me perime e me gatime që bazë kanë këto ushqime.

Ndërkohë, këngëtarja e njohur Fjolla Morina ka zgjedhur të postojë një foto të pjatës së saj me makarona me gjalpë dhe pulë, teksa po darkonte në një restorant në Tiranë.

“Ne katunarë jemi”, – shkruan Fjolla. “Hamë gjëra bio”.

Me siguri këtë “bio” do ta ketë pasur për faktin që makaronat janë të bëra vetë dhe jo të blera në dyqan. Jemi shumë të sigurt që pas kësaj do të na duhet të ripërkufizojmë termin.

Gjithsesi, na vjen mirë që Fjolla jep një mesazh të tillë!/Blitz.al/

Komento
Shperndaje