Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Majlinda sapo sqaroi situatën: Shprehjet e dashurisë nuk paskan qenë kurrë për Majkun!

Majlinda sapo sqaroi situatën: Shprehjet e dashurisë nuk paskan qenë kurrë për Majkun!
October 17
18:19 2017

Nuk do mund të jemi tërësisht të qetë në shoëbizin shqiptar deri në momentin kur Majk dhe Majlinda të na sqarojnë marrëdhënien e tyre shumë të çuditshme që për hir të së vërtetës na kuriozon edhe më tepër.

Kohët e fundit teksa Majlinda ka postuar disa foto në Instagram (ashtu siç do vajzë në fakt), ajo ka përdorur si përshkrim disa shprehje romantike. Sigurisht portalet kanë menduar se ato i drejtohen të gjitha reperit duke bërë kështu mesazhe të koduara mes çiftit, por siç duket të gjithë paskemi gabuar.

Teksa ka postuar një foto me të birin, Majlinda shkruan: “Ti je djali për të cilin shkruaj të gjithë shprehjet e dashurisë!”.

Në rregull, e morët vesh tani: vetëm Roan është në jetën e Majlindës, askush tjetër, as Majk! /Blitz.al/

Shperndaje