Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Majk sërish në telashe, këtë herë i vjedhin makinën

Majk sërish në telashe, këtë herë i vjedhin makinën
September 13
10:25 2016

Këngëtari Majk ka pasur disa probleme kohët e fundit lidhur me vjedhjet. Pasi pati vështirësi për të marrë përsëri llogarinë e tij të Instagram-it, e cila ishte “hakuar”, tani duket se ai është edhe më tepër në telashe pasi i kanë vjedhur makinën.

Mediat kosovare bëjnë me dije se persona të panjohur i kanë vjedhur makinën tip “Audi Q5”, e cila ishte parkuar përpara banesës.

Këtë vjedhje e ka konfirmuar edhe policia e Kosovës: “Ankuesi mashkull K/shqiptar ka raportuar se nga persona të panjohur i është vjedhur vetura e tij e tipit “Audi Q-5” me targa vendore. Njësitë përkatëse policore janë duke hetuar rastin”, – shkruhet në raportin e policisë. /Blitz.al/

Shperndaje