Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Majk nuk duhet të frymëzohet nga Noizy, ky i fundit ama duhet të ndajë mendjen!

Majk nuk duhet të frymëzohet nga Noizy, ky i fundit ama duhet të ndajë mendjen!
October 01
12:47 2017

Do thoni ju: Çfarë lidhje ka Majk nga Babastars dhe Noizy nga OTR? Ku është frymëzuar Majk nga Noizy dhe për çfarë duhet të ndajë mendjen ky i fundit. Kështu duket si ekuacion matematikor por nuk është diçka kaq e thellë, përkundrazi thjesht një detaj Instagrami që neve të Blitz.al na ra në sy e na u duk interesant për ta ndarë edhe me ju.

Është një shprehje që e përdorin shumë reperat amerikanë kur duan të shprehin konsiderate të lartë për dikë. “My G” – thonë ata shpesh për njerëzit që i kanë pranë zemrës dhe nje shprehje të tillë s’kishte si mos ta huazonte Noizy, ku për herë të parë në Instagram ja kushtoi këtë Oriola Marashit.

Më pas të njëjtën shprehje reperi Majk, ja kushtoi kolegut të tij tek ‘On Records’, Mozzik-ut kur ky i fundit festoi ditëlindjen.

Por prisni pak, ja tek shfaqet sërish Noizy, teksa i thërret Elena Likës ‘my G’ në komente duke na konfuzuar se kush është G-ja e tij e vërtetë.

Thelbi: mos e merrni shumë seriozisht këtë artikull lemonadë showbizi, aq sa reperat tanë nuk e merrkan aspak seriozisht shprehjen ‘my G’ teksa e përdorin me çdokënd, ndryshe nga reperat e huaj që e ruajnë si dedikim special. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje