Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Majk kërkon “me ngulm” dhurata për ditëlindje

Majk kërkon “me ngulm” dhurata për ditëlindje
October 26
17:40 2016

Majk ka paralajmëruar, nëpërmjet një postimi në Snapchat, se ditëlindja e tij po afron.

“Për krejt juve që vitin e kaluar s’keni ditur momentin e fundit çfarë të më blinit për ditëlindje, po ju kallëzoj sivjet më herët, edhe një muaj e kam ditëlindjen. Mendoni”,- shkruan këngëtari.

Në të vërtetë, më shumë se si paralajmërim duket sikur Majk u thotë ndjekësve të tij: “Dua dhuratë”.

Ai e ka shkruar këtë gjë për humor, duke e shoqëruar me emoji, por edhe ka bërë të ditur se për një muaj feston 26-vjetorin e lindjes.

Epo tashmë, ditëlindja e Majk-it nuk do t’ju vijë si surprizë kështu që vajza përgatitni dhuratat! /Blitz.al/

majk

 

 

Komento
Shperndaje