Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Maja” tjetër ku është ngjitur Adele

“Maja” tjetër ku është ngjitur Adele
April 21
17:11 2016

Pa asnjë mëdyshje, Adele duket se i kap majat shumë shpejt dhe me lehtësi. Këtë herë, 27-vjeçarja është ngjitur në majën më të lartë të klasifikimit të muzikantëve më të pasur në Britaninë e Madhe. Sipas “The Sunday Times”, pasuria e Adeles, nga 35 milionë € ka arritur në 80 milionë €.
Kjo nuk është diçka e papritur pasi Adele theu çdo rekord me albumin e saj të 3-të dhe më të përfolurin e karrierës së saj, “25”, duke shitur 20 milionë kopje në çdo cep të botës. Sikur të mos mjaftonte kjo, artistja nisi turneun e saj të parë pas 5 vitesh mungesë në skenë, duke shitur më shumë se 750.000 bileta në një kohë shumë të shkurtër.
Adele pasohet nga Ed Sheeran, të cilit i numërohen plot 40 milionë € në llogarinë bankare.
Në listë renditen edhe Sam Smith me 20 milionë €, Zayn Malik me 30 milionë € dhe anëtarët e tjerë të One Direction, të cilët rezultojnë me 30 milionë € së bashku.

Komento