Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Mahmood shpallet fitues i “Sanremo”, triumfi i tij shoqërohet me polemika

Mahmood shpallet fitues i “Sanremo”, triumfi i tij shoqërohet me polemika
February 10
09:37 2019

Mbrëmjen e djeshme është shpallur fituesi i edicionit të 69-të të Sanremos, këngëtari Mahmood. 27 vjeçari dhe kënga e tij “Solid” ishin një nga më të pëlqyerat e festivalit por aspak favorite përballë Ultimo dhe “Il Volo”. Vetëm televotimi në fund arriti ta shpallë atë triumfues në kompeticionin më të rëndësishëm muzikor të Italisë.

Kjo ishte hera e dytë që Mahmood, me baba egjiptian dhe nënë italiane, shpallet fitues në “Sanremo” pasi vitin e kaluar ai u rendit i pari në kategorinë “Junior”. Në momentin që u thirr emri i tij në skenë, reperi i u shpreh: “Faleminderit të githëve, kjo ështëe pabesueshme!”. Ndërsa pasi spektakli mbaroi ai tha: “Unë jam 100% Italian, nëna ime është nga Sardenja, babai im është egjiptian, por unë kam lindur e rritur në Itali.”

Pikërisht origjina e tij egjiptiane shkaktoi shumë diskutime, që kur ai u paraqit si pjesmarrës në festival, e akoma më shumë në momentin që fitoi. Ndër ata të cilët raste të tilla i shfytëzojnë gjithnjë për të thënë diçka, ishte dhe Mateo Salvini, i cili shkroi në Twitter: “Mahmood…mah…Kënga Italiane më e bukur?!?!?! Unë do kisha zgjedhur Ultimon, ju si mendoni?

Ndërkohë publiku italian duket i ndarë në mendime për sa i përket fitores së tij. Ka nga ata që besojnë se Mahmood ka fituar vetëm për arsye politike dhe përfaqësimi në Eurovizion, ka nga ata që menduan se fitorja i është vjedhur Ultimos, e gjithashtu një pjesë e mirë e fansave mendojnë se është zgjedhje e duhur për shkak se është muzikë internacionale. Ndërkohë polemika për origjinën dhe tekstin e këngës ende qëndron.

Kujtojmë që Mahmood është fituesi i rradhës  pas Ermal Metës, trimfues në edicionin e vjetshëm të “Sanremos”, i cili vihet në qendër të vëmendjes për shkak të origjinës së tij. Ndërkoë para disa netësh, ishte pikërisht Ardit Gjebrea, i cili me anë të një postimi në Instagram, shfaqi zhgënjimin e tij që reperi ishte mes artistëve big në këtë festival, por ja që ai fitoi.

 

/Blitz.al/

Share