Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Madonna uron të birin për ditëlindje: “Një luftëtar i vërtetë me zemër të butë”

August 12
15:16 2016

Madonna ka kaluar një periudhë të vështirë me djalin e saj pas ndarjes nga bashkëshorti. Ata janë bashkuar para disa muajsh në një udhëtim në Marvi. Pavarësisht problemeve, ajo thotë se e dashuron zemrën e tij rebele. Rocco feston 16-vjetorin e tij të lindjes dhe këngëtarja ka vendosur ta urojë nëpërmjet disa postimeve në Instagram. Nëpërmjet këtyre fotove, Madonna është rikthyer pas në kohë.

Në foton e para ata kanë qenë në një udhëtim në Malavi, muajin e kaluar. Ajo e ka përshkruar djalin e saj si një luftëtar të vërtetë me një zemër të butë. Në foton e dytë, Madonna dhe Rocco kanë qenë në një turne të këngëtares kur ai ka qenë rreth 2 vjeç. “I vogli im, gjithmonë do të jetë i vogli im”,- ka shkruar ajo. Në foton e fundit është imazhi i Roccos në skateboard bashkangjitur me një foto të Rocco-s së vogël në biçikletë, ku dhe ka shkruar: “Gëzuar ditëlindjen! Koha nuk pret për asnjë!”/Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje