Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Madonna u përgjigjet akuzave për veshjen në “Met Gala”

Madonna u përgjigjet akuzave për veshjen në “Met Gala”
May 05
19:02 2016

Madonna është kritikuar përsëri për fustanin e saj në “Met Gala 2016”. Ajo ka veshur një “kostum” të “Givenchy”, që është komentuar si shumë i ekzagjeruar. Madonna ka shpjeguar se kishte bërë atë zgjedhje në mbështetje të barazisë gjinore.

“Ne kemi luftuar dhe vazhdojmë të luftojmë për të drejtat civile dhe të drejtat e homoseksualëve në mbarë botën. Veshja ime ka qenë një paraqitje politike dhe një paraqitje e modës. Fakti që njerëzit  besojnë se një grua nuk është e lejuar të shprehë seksualitetin e saj dhe të jetë aventureske  pas një moshe të caktuar është dëshmi se ne ende jetojmë në një shoqëri maskiliste”, – ka thënë këngëtarja.

Në mbrojtje të saj ka dalë edhe drejtori i “Givenchy”, i cili ka shkruar në Instagram: “Madonna jo vetëm që është ikonë, por është njeriu dhe mikja më e mirë”.

kfdlakldadfsade

Etiketimet
Shperndaje