Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Madonna, nudo përkrah Katy Perry-t

Madonna, nudo përkrah Katy Perry-t
September 28
16:23 2016

Ditën e djeshme, Katy Perry u bë kryetitull i gazetave dhe tabloidëve në të gjithë botën me fushatën e saj më të re lidhur me zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Perry deklaroi se do të votonte nudo [për Hillary-n] dhe do t’u kërkonte të gjithave grave e vajzave amerikane të bënin të njëjtën gjë si ajo.

Kësaj nisme i është bashkangjitur edhe Madonna, e cila ka postuar një foto në Twitter, ku mund të kuptojmë se është topless apo nudo. Në përshkrimin e kësaj fotoje, Madonna shkruan: “Do të votoja zhveshur me Katy Perry-n! Votoni për Hillary-n! Ajo është më e mira që kemi!”.

Nuk e dimë nëse kjo është një fushatë e organizuar nga ndjekësit e Hillary-t, por mund të themi se është mjaft interesante.. /Blitz.al/

Shperndaje