Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Madonna e shqetësuar, niset me urgjencë të takojë të birin

Madonna e shqetësuar, niset me urgjencë të takojë të birin
September 16
14:45 2016

Madonna, edhe pse nuk jeton më me të birin, vazhdon të kujdeset për të.

Këngëtarja është shqetësuar së tepërmi nga një gjest i ish-bashkëshortit të saj, i cili kishte shkuar me pushime në Los Angeles dhe e kishte lënë të birin vetëm në shtëpi. Menjëherë ajo ka fluturuar drejt  Mbretërisë së Bashkuar për të takuar të birin, Rocco Rithcie, në shkollë. Një javë më parë ajo ka humbur kujdestarinë e tij pas një beteje prej 9 muajsh. Gyu Ritchie kishte shkuar për pushime me bashkëshorten e tij Jacqui Ainsley. Sipas “The Sun”, këngëtarja u shqetësua që djali ishte vetëm ditët e para të fillimit të një viti të rëndësishëm shkollor.

“Ajo anuloi gjithë programin e saj pasi ky vit shkollor është shumë i rëndësishëm për Rocco-n. Pjesë e marrëveshjes së kujdestarisë ishte kujdesi dhe vëmendja e duhur ndaj djalit për këtë vit shkollor”.

Këngëtarja është interesuar dhe ka biseduar gjatë me drejtoreshën e shkollës./Blitz.al/

Shperndaje