Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Madonna dhe Guy Ritchie vendosin, djali do të jetojë me…

Madonna dhe Guy Ritchie vendosin, djali do të jetojë me…
September 08
12:53 2016

Madonna dhe Guy Ritchie janë përballur me njëri-tjetrin në gjykatë për kujdestarinë e të birit. Çifti ka arritur në një marrëveshje që djali i tyre, Rocco, 16 vjeç, të jetojë me babain e tij në Londër. Lajmin e ka bërë publik zëdhënësi i gjykatës, Lucian Chalfen, i cili ka pohuar se marrëveshja është arritur para se të ishte gjykata ajo që do të jepte vendimin. “Çështja është zgjidhur dhe të gjithë janë dakord që Rocco të jetojë me babain e tij”,- ka pohuar Chalfen.

Mosmarrëveshja mes Madonna-s dhe ish-bashkëshortit të saj fillimisht filloi kur Rocco u zhvendos të jetonte me babain dhe bashkëshorten e tij, Jacqui Ainsley, në Londër. Më vonë, me një vendim gjykate ai ka kaluar Krishtlindjet me të ëmën në New York.

Kujtojmë që Madonna dhe Guy kanë punuar bashkë në filmin “Swept Away” dhe u martuan në vitin 2000 në Skoci. Ata u divorcuan pas 8 vitesh. Çifti ka dy fëmijë, Rocco-n dhe David 10 vjeç, të cilin e kanë adoptuar në vitin 2006./Blitz.al/

Shperndaje