Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Madona ironizon rrjetin BET për Prince: “Na falni që s’ju morëm leje!”

Madona ironizon rrjetin BET për Prince: “Na falni që s’ju morëm leje!”
May 30
09:12 2016

Madona ka vendosur të mbrohet pas performancës së kritikuar në Bilboard Music Awards dhe këtë po e bën me anë të rrjeteve sociale.

Pas nderimit që i bëri Prince-it bashkë me Steve Wonder në Bilboard Music Awards 2016, rrjeti BET reagoi në Twitter: “E pamë! Mos u shqetësoni. Jemi ne”, duke siguruar fansat e zemëruar me performancën e Madonës se BET po punon për të nderuar Prince. Megjithatë, statusi u fshi pas disa minutash.

Pavarësisht kësaj, Madona e ka thënë edhe fjalën e saj: “Duke veshur xhaketën që Prince më dha dikur pa lejen e BET. Lol! Zoti e bekoftë Amerikën”.

Epo, nuk është aq e lehtë të thumbosh Madonën!

Komento
Etiketimet
Shperndaje