Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lupçe: “Jam më i forti”. Armela: “Liridoni më ka qejf, por unë s’ia var”

Lupçe: “Jam më i forti”. Armela: “Liridoni më ka qejf, por unë s’ia var”
April 04
08:59 2017

Lupçe ndihet i sigurt për lojën e tij në shtëpinë e “Big Brother”.

Ndërsa është duke biseduar me dy ardhjet e reja në shtëpinë e çifteve, Danjelin dhe Ervinin, Lupçe shprehet se është konkurrenti më i fortë në shtëpinë e “Big Brother”.

“Unë dua të jem në nominim. Më shohin të fortë ndaj më nominojnë. Për mua kanë thënë hajde se ky nuk kupton, është budalla. Të gjithë mund të më konsiderojnë të dobët mua këtu, por unë jam më i forti”, – u shpreh Lupçe.

Logjikën e mendimit të Lupçes e mbështet edhe Ervini teksa thotë:  “Nuk duhet të thuash që ky është i dobët, se mund të jesh më i forti”.

Por ndërkohë Ademit duket se ende nuk i ka kaluar inati me Lupçen e ndërsa është pranë Keit, Fiorentinës, Olsit dhe Ejonës, ai shpreh kritika për të.
“Lupçe ka marre superxhiro. Është i papjekur”,- thotë Ademi.

E nëse bëhet fjalë për të lëshuar kritika ndaj Lupçes, Kei është gjithnjë aty e gatshme për të dhënë mendimin e saj. “Ai është i djegur nga trutë”,- thotë Kei.

Ndërsa Fiorentinës e Olsit duket se nuk i pëlqen afrimi i Lupçes me Danjelin.

 

LOJA E ÇIFTEVE

Ndërsa ditët kalojnë mbetet ende e paqartë se kush pëlqen kë dhe cilat do të jenë çiftet e reja.

Edhe pse do të jenë votat e publikut ato që do të përcaktojnë se cilat do të jenë çiftet e reja, deri sot perceptohet se për 3 djem, Liridoni-Damiano-Egnajt janë vetëm dy vajza, Kleodiana dhe Armela.

Kjo e fundit duket se e ka kuptuar këtë situatë dhe përpiqet të sqarojë pozicionin e saj përballë Egnajtit, duke eliminuar çdo dyshim që ai mund të kishte mes saj dhe Liridonit.

“Nuk ia kam kthyer ndonjëherë pëlqimin, edhe pse më ka qejf. Nuk i kam dhënë ndonjë shenjë”, – shprehet Armela.

Pasi dëgjon këto fjalë, Egnajti merr situatën në dorë dhe hidhet në sulm. “Të pyeta sepse e kam parë që ai të pëlqen shumë ty. Ngaqë dhe unë kisha interes për ty dhe më dukej sikur po futesha mes jush”,- thotë ai.

Komento
Shperndaje