Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lumi B: “Më pëlqen më shumë ushqimi sesa femrat”

Lumi B: “Më pëlqen më shumë ushqimi sesa femrat”
November 12
21:04 2016

Reperi Lumi B ka qenë i përzgjedhuri i radhës për intervistën “Alfabet” në emisionin “Thumb” në Top Channel me gazetaret Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu.

Lumi njihet për karakterin e tij mjaft sportiv, ndaj dhe pyetjeve të kësaj rubrike ai u ka dhënë përgjigje shumë “funny”. I pyetur nëse atij i pëlqen më shumë ushqimi sesa femrat, Lumi B është përgjigjur se i pëlqen më shumë ushqimi.

Sigurisht, kjo ka qenë një përgjigje me humor nga ana e Lumi B, pasi ai gjithnjë është karakterizuar nga format e rrumbullakëta të trupit, apo si “buçko”, çka e bëjnë në fakt më të dashur për publikun. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje