Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lumi B feston ditëlindjen, bashkëshortja e uron publikisht me një foto të vjetër

Lumi B feston ditëlindjen, bashkëshortja e uron publikisht me një foto të vjetër
August 09
16:00 2018

Teksa Lumi B është duke shijuar suksesin që kënga “Kalon” në bashkëpunim me Dafina Zeqirin është duke pasur kudo, si për t’ja shtuar bukurinë sezonit të ngarkuar të koncerteve, sot ai feston ditën e lindjes.

Duke qenë se Lumi është mjaft i angazhuar këtë periudhë, bashkëshortja e tij, Miranda ka vendosur ta urojë publikisht bashkëshortin e saj teksa ka postuar një foto të tijën dhe të djalit të tyre shkrepur 5 vite më parë. “U bëfsh 100 vjeç babi Lumi B!” – ka shkruar bashkëshortja e Lumit ndërkohë që ka shtuar nga pas emojit me zemra.

Me shumë mundësi, Lumi do jetë kënaqur nga ky urim i këndshëm ndërkohë që presim se si do të festojë ai sot në mbrëmje, sepse siç e ka zakon, nuk e lë ditëlindjen t’i “rrëshkasë” pa i kthyer disa gota me miqtë…/Blitz.al/

Komento
Shperndaje