Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lumi B dhe Dhurata realizuan versionin e ri të “Simpatia”, por çfarë thotë Edona Llalloshi për këtë?

Lumi B dhe Dhurata realizuan versionin e ri të “Simpatia”, por çfarë thotë Edona Llalloshi për këtë?
June 19
07:52 2017

Kënga “Simpatia” është nga ato të cilat nuk vdesin kurrë. Nëse përmendim ermin e Edona Llalloshit na kujtohet “Simpatia” dhe sa herë dëgjojmë “Simpatia” na kujtohet emri i Edonës. Kënga që ajo realizoi në vitin 1997 edhe sot është shumë e freskët.

Vetëm dje është lançuar nga Lumi B dhe Dhurata Dora një përshtatje e re e këngës “Simpatia”, që do ta bëjë edhe më aktuale e me shumë mundësi do të jetë në çdo “club” të verës.

Në Instagram, Edona ka thënë disa fjalë lidhur me këtë. “Lumin dhe Dhuratën i përgëzoj për këtë përpunim të ri të këngës dhe hitit të pavdekshëm “Simpatia”. Më ka kthyer 20 vjet mbrapa dhe është emocionuese kur vazhdon ende të dëgjohet. Ju dëshiroj nga zemra sukses!” – ka thënë ajo.

Epo, edhe me miratimin e këngëtares që krijoi e para këngën, le të fillojë festa! /Blitz.al/

Shperndaje