Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Luftë për territor” në Tv Klan. Alketa apo Ermali e bën emisionin e radhës?

“Luftë për territor” në Tv Klan. Alketa apo Ermali e bën emisionin e radhës?
April 01
10:36 2017

Ka qenë pikërisht një pjesë e emisionit të “Xing me Ermalin”, ku e ftuar ka qenë Alketa Vejsiu, që u shpërnda menjëherë në portale, ku të dy këndonin në makinë, duke bërë një version të emisionit të njohur “Carpool Karaoke” me James Cordon. Pas kësaj Alketa në Instagram u rrëfeu të gjithëve se ajo do të vinte në një emision të ngjashëm shumë shpejt në Tv Klan duke e quajtur “Roadtrip” me Alketën.

Mirëpo vetëm përpara disa minutash në promon e kësaj jave të “Xing me Ermalin” është e ftuar Manjola Nallbani dhe Ermali ka improvizuar sërish karaoken në makinë.

Tani, përfundimisht cili prej të dyve do ta vazhdojë karaoken në makinë me personazhe të ftuar duke qenë se Alketa ka bërë thirrjen për nisjen e emisionit, ndërkohë që Ermali vazhdon e realizon? /Blitz.al/

Shperndaje