Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lufta e kapeleve: “E para ishte Tatjana Isaj”

Lufta e kapeleve: “E para ishte Tatjana Isaj”
June 13
18:28 2016

 

“Luftës” së stilisteve At’Nikolla dhe Kokëdhima për “Kush e përdori e para lulen?” mesa duket po i vjen fundi.

As njëra dhe as tjetra nuk i kanë përdorur të parat lulet-kapele, por stilistja Tatjana Isaj.

Në sfilatën e modës për “Tirana Fashion Week 2012”, stilistja Isaj solli për herë të parë në pasarelat shqiptare kapelet në formë luleje. Këtë gjë e dëshmon edhe galeria e mësipërme me foto nga kjo pasarelë, ku modelet kanë parakaluar me kapele të stiluara ngaTatjana.

Si të mos mjaftonte kjo, vetë stilistja ka postuar dy foto në profilin e saj në Facebook, ku e para është një ripostim nga sfilata në “Dubai World Cup 2016” dhe e dyta është një foto e çmimeve të fituara nga këto kapele, mbi të cilat Tatjana shkruan: “Ky është vendi dhe trofeja e gjërave kreative dhe vlerësime.”, “Kjo është kapelja O ENDRIT!”.

Shpresojmë që në fund të ditës, stilistet të bëjnë “paqe” me njëra tjetrën sepse moda në vendin tonë ka nevojë për punën e tyre dhe jo për “E bëra unë, e bëre ti”.

 

 

 

Etiketimet
Shperndaje