Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Lufta e kapelave”, Bora Kokëdhima: Jeni qesharakë, ju mëshiroj!

“Lufta e kapelave”, Bora Kokëdhima: Jeni qesharakë, ju mëshiroj!
June 14
10:02 2016

Rrjetet sociale dhe mediat online u morën gjatë ditën e djeshme për një garë midis dy stilisteve, Enada At’ Nikolla dhe Bora Kokëdhima, se cila midis tyre kishte përdorur e para kapelën me formë luleje (lexo këtu).

Mirëpo, mesa duket, kjo nuk ka qenë thjesht temë e ditës për mediat dhe ndjekësit e rrjeteve sociale, por edhe vetë protagonistet e lajmit duket se janë shqetësuar nga ky diskutim. Ka qenë pikërisht Bora Kokëdhima e cila ka reaguar me një postim në llogarinë e saj në Instagram, duke postuar një fotografi të realizuar nga Endrit Mërtiri e ku modelja shfaqet me një kapele-lule. “Jeni qesharak dhe unë ju mëshiroj!” – ka nisur fjalën e saj e revoltuar Kokëdhima. Pas falënderimit që i ka bërë fotografit Mërtiri dhe bashkëpunëtorëve të tjerë, ajo ka vazhduar:  “Kjo është vetëm fotoja e katërt, unë kam edhe njëzet të tjera. Për arsye se nuk denjoj dot t’ju përgjigjem, “Savage” nesër hap një proces gjyqësor për cenim marke… Për më tepër, qëndroni me Borushin”, – ka përfunduar stilistja.

Nuk dimë ende nëse do të ketë një reagim nga stilistja tjetër, Enada At’ Nikolla, por mund të themi me siguri se “lufta” në internet, duket se do të marrë përmasa më serioze, duke qenë se Bora Kokëdhima do ta çojë këtë diskutim edhe në dyert e gjykatave.

Më poshtë ndiqni postimin e plotë të Bora Kokëdhimës në Instagram:

 

Shperndaje