Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Luana Vjollca ka vendosur të bëjë publike ato që nuk na tregoi dot gjatë verës

Luana Vjollca ka vendosur të bëjë publike ato që nuk na tregoi dot gjatë verës
November 13
15:45 2016

Bukuroshja e ekranit të Top Channel, Luana Vjollca, e cila aktualisht është duke u angazhuar me emisionin humoristik “Pa limit” si dhe po përgatitet të lançojë këngën e saj të re, që pritet të jetë bashkëpunim, duket se është zgjuar nostalgjike këtë ditë nëntori për të na treguar disa momente më tepër nga vera që ajo kaloi në Republikën Domenikane.

Luana së bashku me të dashurin e saj kaluan disa ditë mjaft të bukura në brigjet e Republikës Domenikane dhe me siguri që shumë vende kanë lënë mbresa tek ata. Jo më kot, në njërën prej fotografive që ka shpërndarë sot Luana ka shkruar: “Më çoni sërish në parajsë…”, – duke nënkuptuar kështu se e ka marrë malli për atë vend përrallor.

Ndërsa në një foto tjetër, Luana ka pozuar me rroba banje dhe duhet të themi që format e saj janë perfekte!

luana2

luana

Me këto fotografi, Luana, na bëre edhe neve të dëshirojmë sërish diellin dhe detin… /Blitz.al/

Komento
Shperndaje