Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Loriku paska bërë një të pabërë kur ka njohur bashkëshorten: “Lidhja jonë nuk do të zgjasë shumë, do martohem me shqiptare”

Loriku paska bërë një të pabërë kur ka njohur bashkëshorten: “Lidhja jonë nuk do të zgjasë shumë, do martohem me shqiptare”
October 11
17:14 2017

Lorik Cana i dha zyrtarisht lamtumirën futbollit dy ditë më parë në ndeshjen që Kombëtarja Shqiptare zhvilloi me Italinë.  Mëngjesin e sotëm ish-kapiteni ka qenë i ftuar në emisionin “Wake Up” ku ka rrëfyer momentet mjaft emocionuese kur ka zbritur në fushë me të birin për të gjuajtur topin për herë të fundit.

Ndër të tjerat Cana ka treguar edhe detaje nga fillimet e lidhjes së tij me Monikën, bashkëshorten e tij italiane. Në  muajt e parë të njohjes, Loriku i kishte bërë të ditur të dashurës së tij se kjo lidhje nuk do të zgjaste shumë, pasi ai mendonte që të martohej me një vajzë shqiptare. Por, duket se gjërat nuk kanë shkuar aspak ashtu pasi sot ata janë të martuar dhe prindër të një vogëlushi. Pas një bashkëjetese disavjeçare ata janë dashuruar, martuar e kanë një djalë të quajtur Boiken! /Blitz.al/

Shperndaje