Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lorik Cana shijon jetën e natës në Tiranë

Lorik Cana shijon jetën e natës në Tiranë
March 05
11:24 2017

Koha e lirë krah familjes, ushqimet e preferuara, jeta e natës – këto janë disa nga gjërat që me siguri i kanë munguar më së shumti Lorik Canës gjatë kohës kur luante futboll.

Mesa duket, gjithçka ka humbur më parë, Loriku ka vendosur ta bëjë gjatë kësaj periudhe, por këtë herë në Tiranë.

Ish-kapiteni i Kombëtares për momentin ndodhet në Shqipëri.

Cana, mbrëmjen e djeshme, është parë duke u argëtuar në një prej “club”-eve të kryeqytetit.

Ashtu si të gjithë mund ta mendojnë, gjithnjë i buzëqeshur, ai është rrethuar nga shumë adhurues të tij, të cilët kanë arritur “ta rrëmbejnë” për pak momente, për të bërë një fotografi.

Kujtojmë se ish-kapiteni nuk ka hequr dorë përfundimisht nga futbolli, pasi ai ka nisur karrierën si trajner. /Blitz.al/

 

 

 

Shperndaje