Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lorik Cana ka një përgjigje për policët rrugorë që e kanë gjobitur

Lorik Cana ka një përgjigje për policët rrugorë që e kanë gjobitur
September 08
10:17 2016

Ish-kapiteni Lorik Cana, i cili nuk ka shumë që është tërhequr nga Kombëtarja, duket se vazhdon rutinën e tij normale. Duke shëtitur me makinë me bashkëshorten dhe vajzën e vogël, Cana ka lënë për një moment makinën në një vend të papërshtatshëm.

Menjëherë policia është afruar për ta gjobitur ish-kapitenin, ndërkohë që qytetarët e kanë lajmëruar Canën që të largonte makinën pasi do të gjobitej. Por ndryshe nga ç’mund të mendohet, ai u është përgjigjur duke u thënë se e dinte që kishte gabuar, kështu që policët kishin të drejtë t’i përmbaheshin ligjit dhe t’i vendosnin gjobë.

“Ani nasht, le t’vejn ç’ka t’dun. Keq e kom lan e me këtë rast po e ndihmojmë edhe shtetin shqiptar me para”, – kanë qenë fjalët e tij. /Blitz.al/

Shperndaje