Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lorik Cana humb një njeri të shtrenjtë

Lorik Cana humb një njeri të shtrenjtë
November 25
14:05 2016

Ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana, ka humbur një njeri të shtrenjtë.

Gjyshi i tij, Gani Vula, është ndarë nga jeta në moshën 85-vjeçare si pasojë e një sëmundjeje të rëndë  Ai ishte një figurë e njohur për të gjithë opinionin publik për shkak të kontributit të tij të veçantë  për shtetin e Kosovës.

Vula ka qenë ish-delegat i Kuvendit të Republikës së Kosovës në legjislaturën e vitit 1990, po ashtu ka qenë edhe nënshkrues i Deklaratës Kushtetuese për Pavarësinë e Kosovës më 2 korrik 1990 dhe pjesëmarrës në aprovimin e Kushtetutës së Kosovës në Kuvendin e Kaçanikut. Gani Vula ishte dekoruar me Medaljen e Artë të Pavarësisë për kontributin e tij si delegat i Kuvendit të Kosovës. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje