Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lori Hoxha zbulon tatuazhin në një vend jo të zakonshëm

Lori Hoxha zbulon tatuazhin në një vend jo të zakonshëm
November 11
19:09 2016

Lori Hoxha ka zbuluar nëpërmjet një Insta Stories një tatuazh sekret.

Në foto shihet se ajo ka një tatuazh në pjesën e brendshme të buzës, diçka që ndoshta deri sot shumë pak njerëz e kanë ditur.

E kontaktuar nga Blitz.al, trashëgimtarja e Top Channel ka thënë se këtë tatuazh e ka bërë para 6 vjetësh dhe më tej shton:

“Ky tatuazh është një shkrim, nuk është figurë, por kuptimin e tij nuk do ta tregoj se është personale dhe nuk dua të merret vesh”.

Teksa e shikon në pamje të parë duket si një pjesë shumë delikate për tatuazhe, por sipas saj është një vend që nuk të dhemb aspak./Blitz.al/

loo

 

Komento
Shperndaje