Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Lori Hoxha zbulon dhuratën më të bukur të ditëlindjes dhe ka diçka për të thënë!

Lori Hoxha zbulon dhuratën më të bukur të ditëlindjes dhe ka diçka për të thënë!
October 20
08:41 2018

Ditën e djeshme trashëgimtarja e Top Channel, Lori Hoxha ka festuar ditëlindjen e saj. Duke qenë se ajo ndodhet në Londër, ditën e djeshme Sara ka njoftuar se po shkonin së bashku me familjen pranë saj.

Lori nuk ka ndarë shumë momente nga ditëlindja e saj në rrjetet sociale, por ka vendosur të na tregojë dhuratën e saj më të bukur, që është pikërisht London Noor. Lori ka publikuar një foto të nipit të saj dhe tortës së ditëlindjes e përbri saj shkruan:

“Nuk e kisha menduar ndonjëherë se ky “flokëkuq” do të ishte dhurata perfekte për çdo ditëlindje. Familja është bekimi i madh dhe falenderoj universin edhe për një vit tjetër!”

Nëpërmjet postimeve në Instagram shpeshherë Lori na tregon lidhjen e ngushtë që ka me London-in./Blitz.al/

Share