Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lori Hoxha tregon për problemet me ankthin: “Mendoja se po pësoja një infarkt…”

Lori Hoxha tregon për problemet me ankthin: “Mendoja se po pësoja një infarkt…”
September 09
09:30 2019

Nuk është hera e parë që Lori Hoxha rëfen se vuan nga ankthi dhe simptomat e tij,e megjithatë është hera e parë që ajo jep përgjigje kaq të detajuara dhe këshilla në lidhje me çdo gjë që përjeton dhe si arrin ta luftojë këtë sëmundje mendore.

Me anë të një seri pyetjesh në Instagram, Lori vendosi mbrëmjen e djeshme të tregonte eksperiencën e saj me ankthin, në mënyrë që të jepte informacion, të ndihmonte ata që përjetojnë të njejtën gjë, sepse sipas saj janë të shumtë ata që e pyesin çdo ditë dhe fundja, të bëj për ndjekësit e saj që vuajnë nga ankthi më të mirën që mund të bësh për ta, t’i dëgjosh shqetësimet.

Fillimisht ajo u pyet se çfarë “ja shkakton ankthin” dhe përgjigja e saj ishte se ende nuk e di, por nisi papritur në vitin 2012. Tani Lori mendon se ky episod dhe të tjerët më vonë, kanë ardhur si pasojë e frikës që ajo ka në lidhje me problemet shëndetësore dhe të menduarit më shumë se ç’duhet. Ndërkohë që në një pyetje pasardhëse, ajo tregon se për herë të parë kur i ka ndodhur një atak paniku ndodhej në një sallon flokësh dhe mendoi se po pësonte nëj infarkt. E kishin çuar në spital dhe për 8 muaj vazhdonte shkonte në mënyrë që të kuptonte se çfarë kishte, nuk dilte më nga shtëpia, la shkollën, mendonte se kishte një sëmundje të rrallë që doktorët nuk ja zbulonin dot. Dhe më në fund një ditë, kishte parë në internet simptomat e ankthit dhe panikut dhe kishte kuptuar gjithçka. Që atëherë, në periudha të ndryshme vazhdon vuan nga kjo gjëndje mendore, por koha më e keqe ka qenë në vitin 2012 dhe verën e kaluar.

Për sa i përket simptomave fizike, Lori tregon se ka pasur problem me frymëmarrjen, të dridhurat e trupit, shkimin e turbulluar, të pasurit ftohtë dhe nxehtë, dhimbje koke, të përziera, gojë të thatë, palpacione, marrje mendsh, ngërçe, dhimbje në këmbë, madje në një pikë ishte shumë e bindur që kishte një tumor në kokë. E për këtë vazhdon të jetë e inatosur, pasi nuk e kuton se si diçka si ankthi mund t’i shkaktojë simptoma të vërteta fizike, gjë që e bënte të vuajë dhe më shumë.

Ndërkohë, për sa i përket marrjes së mjekimeve, vlogerja është kundra, megjithëse mban me vete qetësues, të nevojshëm në rastin e një ataku paniku.

“Doja që të gjithë ta dinin se çfarë po kaloja”- thotë Lori, kur pyetet se për çfarë ndihme dhe suporti ka pasur nevojë nga familja. Ajo tregon se dhe motra më e vogël vuan nga e njejta gjë dhe i mjafton vetëm t’i shkruajë asaj dhe ajo t’i thotë se cdo gjë që po ndjen është “normale”, që të ndihet më mirë. Ka nevojë për dikë që ta kuptojë se çfarë po kalon dhe t’i thotë që është në rregull. Sot motrat i shkruajnë njëra-tjetrs kur përjetojnë diçka të tilë dhe përpiqen që të qetësohen. E nëse shqetësoheni më shumë seç duhet, gjë që patjetër ju shkakton një lloj ankthi, Lori ju këshilllon të shihni një film, një serial si Friends, të shkoni në palestër, të meditoni apo të shkarkoni aplikacione të ndryshme vetë-motivuese. Të gjitha këto mund t’ju vijnë në ndihmë.

 

Sigurisht ajo i është përgjigjur dhe kësaj pyetje:

Që dhe ju mund ta keni menduar, edhe me fjalët “hë se kjo e ka në terezi”. Siç mund ta shihni, Lori thotë se fotot që mund të postojë nuk tregojnë asgjë në lidhje me atë që po kalon.

Një këshilël tjetër e saj për ata që kanë të njejtat simptoma, është që mos të kërkoni në Google për ato që ndjeni pasi do të mendoni se vuani nga sëmundje dhe gjëndje shumë të rënda. E vetmja gjë që mund të kërkoni në internet janë forumet ku flitet për ankthin dhe që ju ndihmojnë.

Në fund, është pyetja 1 milion dollarëshe, që të gjithë ata që nuk vuajnë nga ankthi ose që nuk e dinë se si është të përejtosh një episod paniku e bëjnë, në formën e “A nuk mendon se po e ekzagjëron pak?” ose “Të gjitë kanë ankth”. Në fakt jo, dhe ja cila është përgjigja që meritoni:

Dhë në fund fare, Lori të duam! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje