Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lori Hoxha sapo ka marrë dhuratën që çdo vajzë do ta ëndërronte

Lori Hoxha sapo ka marrë dhuratën që çdo vajzë do ta ëndërronte
November 08
09:49 2016

Blogerja Lori Hoxha së fundi u është dedikuar shumë çasteve që ndan me familjen e saj, kjo më së shumti sepse familja Hoxha po pret me padurim ardhjen në jetë të vogëlushit të Sarës dhe Ledionit, ndaj dhe ndjeshmëria është edhe më e lartë.

Por përveç vogëlushit që pritet të vijë në jetë shumë shpejt, i vogli i familjes është vëllai i tyre, Itan. Megjithëse me gjestet dhe raportin që ky i fundit ndan me motrat më të mëdha mund të themi me siguri që Itani është një burrë i vërtetë dhe jo një vogëlush.

14971596_10210755134745061_926953952_o

Vetëm përpara pak çastesh, Lori Hoxha ka shpërndarë një postim në Snapchat, ku shfaqet një tufë  me trëndafila të bardhë dhe një kartolinë. “Lori, faleminderit që fle me mua dhe që gjithmonë kujdesesh për mua!” – ka shkruar Itan.

Kjo dhuratë shumë e bukur dhe kaq e ndjerë me siguri e ka lumturuar pa masë Lorin. Edhe ne jemi shumë të lumtur që Itani i vogël di të kujdeset njësoj si një burrë madh dhe mjaft xhentil. Bravo Itan! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje