Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lori Hoxha poston foton kur Sara ishte “djali” i familjes

Lori Hoxha poston foton kur Sara ishte “djali” i familjes
January 11
16:37 2017

Midis dy motrave të familjes Hoxha ka pasur dhe ka gjithmonë një sens humori, sens që duket edhe në postimet që ato bëjnë për njëra-tjetrën në rrjetet sociale si Instagram, SnapChat, Facebook etj.

Së fundmi është Lori ajo që ka postuar në llogarinë e saj në SnapChat një foto ku shfaqet bashkë me motrën e saj të vogël, Sarën, kur kanë qenë të vogla. Ajo që na bie në sy është modeli i flokëve të Sarës, të shkurtër dhe të ngritur lart sikur të ishte djalë. “Mami u mërzit shumë kur Sara doli gocë dhe e rregulloi rrugës”, – shkruan me humor blogger-ja.

Epo, vendin e djalit të familjes duket se Sara ia ka lënë tashmë Itanit, i cili këtë vit bëhet plot 10 vjeç. /Blitz.al/

15991580_1178595432195554_936884983_o

Komento
Shperndaje