Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lori Hoxha për Ledionin dhe Sarën: “Dashuria juaj më frymëzon!”

Lori Hoxha për Ledionin dhe Sarën: “Dashuria juaj më frymëzon!”
July 18
14:00 2016

Fill pas lajmit se bebja që presin Sara Hoxha dhe Ledion Liço është djalë, vjen edhe reagimi i pritur i Lori Hoxhës lidhur me këtë lajm kaq të bukur për familjen e tyre.

“Familja jonë po zmadhohet dhe unë nuk mund të jem më e lumtur se kaq! Dashuria e ju të dyve mua më frymëzon çdo ditë dhe jam e sigurt se ju do të jeni prindër të mrekullueshëm dhe do ti mësoni djalit tuaj gjërat më të rëndësishme të jetës dhe çfarë është organike dhe jo. Jam shumë krenare për ju!” – ka thënë Lori Hoxha në llogarinë e saj në Instagram ndërkohë që ka postuar një fotografi duke përqafuar motrën që pret të bëhet nënë.

Ndërkohë që edhe Ledioni me Sarën kanë komentuar në foton që ka shpërndarë Lori duke e falënderuar këtë të fundit për fjalët e mira. “Aww, faleminderit që ke qenë me ne kudo e për gjithçka!” – ka thënë Ledioni ndërkohë që Sara i ka thënë motrës se e do shumë dhe me humor është shprehur se shumë shpejt do të kthejë edhe atë në një person që konsumon vetëm ushqime organike.

 

Shperndaje