Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lori Hoxha merr mesazhin më gallatë nga motra e vogël. Redia po që di të bëjë ironi!

Lori Hoxha merr mesazhin më gallatë nga motra e vogël. Redia po që di të bëjë ironi!
November 02
10:01 2016

Blogerja Lori Hoxha përpiqet, në një mënyrë apo tjetër, të jetë gjithnjë pranë ndjekësve të saj, të cilët duhet thënë se janë të shumtë në numër dhe mjaft aktivë sa herë që Lori vendos të postojë diçka në rrjete sociale.

Duke qenë se kjo e fundit ndan këtë marrëdhënie të mirë me ta, shpesh tregon edhe copëza nga jeta e saj personale, të cilat kanë kuptim të veçantë për të. Vetëm disa orë më parë ajo ka shpërndarë në llogarinë e saj në Snapchat një bisedë “Whatsapp”-i me motrën e saj më të vogël, Redia Hoxha.

Redia dhe Lori kanë një marrëdhënie shumë të këndshme dhe shpesh përdorin batutën dhe ironinë karshi njëra-tjetrës. Redia, duke ngacmuar të motrën, i ka dërguar një shprehje të anglisht (ironike, sigurisht) që sipas saj i shkon shumë përshtat Lorit.

14895602_10210697535665120_701343832_o

“Kur përpiqesh të përdorësh fjalë të mëdha që mbase nuk i kupton mirë as vetë vetëm për të ngjarë si fotosintezë”, – është shkruar në shprehjen që ka dërguar Redia. Lori ka qeshur shumë me këtë batutë dhe ka thënë se e motra e vogël e njeh shumë mirë.

Është vërtet bukur të shohësh një marrëdhënie të tillë mes motrash! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje