Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lori Hoxha më e dashuruar se kurrë. Ja dedikimi që i bën të dashurit

June 29
08:36 2016

Lori Hoxha ka pasur gjithnjë vëmendjen e publikut. Jo vetëm tani që ajo po aktiviziohet më shumë si producente e disa projekteve të Top Channel, por edhe më parë kur kishte dëshirë të prezantohej tek publiku si një blogere përsa i përket veshjeve dhe stilit, sërish ndjekësit e saj ishin të shumtë në numër. Duke qenë kështu edhe kurioziteti për jetën e saj private ka qenë i lartë. Më herët, kur Lori Hoxha kishte ende aktiv blogun e saj të modës, ndodhte që të postonte edhe foto me të dashurin e saj, Vis Bajraktari, me të cilin është njohur në moshë të vogël siç tregonte ajo vetë.

Mirëpo, pas disa kohësh u pa se Lori Hoxha preferoi të mos bëntë më publike asgjë nga lidhja e saj dhe spekulimet për një ndarje të mundshme nisën menjëherë. Por përpara disa orësh, fill pas mesanatës ka qenë vetë Lori që ka vendosur të thyejë heshtjen. Ajo ka postuar një fotografi pranë të dashurit të saj Vis-it me rastin e ditëlindjes së tij duke shkruar: Ne jemi rritur bashkë dhe ti ke qenë gjithmonë me mua në çdo hap. Gëzuar ditëlindjen NokNok, ti je shumë i rrallë!”

Ky urim i Lorit na tregon edhe një herë se çifti jo vetëm që vazhdojnë të jenë bashkë por marrëdhënia e tyre është më e fortë se kurrë. Të dy kanë marrë urime dhe fjalë të bukura nga ndjekësit në Instagram, të cilët nuk kanë ngurruar të komentojnë poshtë fotografisë, ku duhet thënë se Lori dhe Visi kanë dalë shumë bukur pranë njëri tjetrit.

Lori Hoxha - Instagram

 

Komento
Shperndaje