Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lori Hoxha: Ky është “sekreti” që nuk dini për babain tim…

Lori Hoxha: Ky është “sekreti” që nuk dini për babain tim…
May 23
14:08 2016

Lori Hoxha, vajza e madhe e të ndjerit Dritan Hoxha, ka shpërndarë pak minuta më parë një video në llogarinë e saj në Instagram, ku ka shkruar një dedikim të ndjerë për largimin e nga jeta të të atit 8 vite më parë.

“E di që ti nuk do të doje që unë të publikoja këtë video, por bota duhet të njohë me patjetër se më shumë se një lider vizionar, ti ishe një baba i mrekullueshëm! Një pjesë e zemrës time do të jetë me ty, kudo që ti të jesh dhe jam aq krenare dhe e lumtur që ishim aty duke të të mbajtur dorën sa herë ti hidhje një hap tjetër drejt arritjeve, ku ne ishim të gjithë bashkë. Sara, Redia, Itan dhe unë do të jemi gjithnjë mirënjohës dhe krenarë për faktin që kemi gjakun tënd që na rrjedh në vena. Bota ka shumë nevojë për burra si ty! Na mungon vërtet shumë”, – është shprehur Lori.

Ndërkohë që edhe pse vetëm pak minuta ka që ajo ka shpërndarë videon me dedikimin, kanë qenë të shumtë ndjekësit që kanë komentuar, duke e mbështetur Lorin e duke shprehur fjalë lavdëruese për veprën që babai i saj, siç njihet ndryshe, “Tani i Topit”, ka lënë pas.

 

Komento
Shperndaje