Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lori Hoxha kërkon çdo vit të njëjtën gjë…

Lori Hoxha kërkon çdo vit të njëjtën gjë…
January 01
13:09 2017

Periudha e festave të fundvitit është gjithmonë koha kur njerëzit, duke menduar për ato çka realizuan apo nuk realizuan në vitin që po mbyllet, shprehin dëshirat për vitin e ri.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe producentja Lori Hoxha, e cila nëpërmjet një postimi në profilin e saj në Instagram ka treguar atë që dëshiron çdo vit.

“Gjithçka që dua, gjatë gjithë vitit, për çdo vit!” – shkruan Lori krah fotos emocionuese që ka postuar, ku duket ajo së bashku me motrat Sara, Redia dhe vëllanë Itan, duke puthur plot dashuri nënën e tyre, Vjollca Hoxhën.

Një foto bardh e zi, por që pasqyron më së miri të gjitha ngjyrat e dashurisë që e mban të bashkuar një familje. /Blitz.al/

c-lori-hoxha

Shperndaje