Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lori Hoxha ka filluar të ketë probleme me shpinën, “fajtor” është Londoni por atij gjithçka i falet

Lori Hoxha ka filluar të ketë probleme me shpinën, “fajtor” është Londoni por atij gjithçka i falet
June 12
13:15 2018

Nuk është pak të jesh teze, kot nuk thonë. E sigurisht një nga raportet më të këndshme të shoëbizit shqiptar është ai mes Lori Hoxhës dhe Londonit të vogël, djalit të Sarës dhe Ledionit. Londoni ka zbukuruar familjen Hoxha por megjithatë, siç ndodh në kësi rastesh, kur një i vogël bëhet pjesë e familjes, të mëdhenjtë veçse qëndrojnë “gati këtu”.

Lori teksa ka postuar në Instagram një foto duke mbajtur në krahë Londonin e vogël, shkruan përbri: “Sapo kam zbuluar që kam probleme me shpinën dhe kur më pyetën se çfarë ka ndodhur, unë gënjeva dhe it hash se nuk e dija, por dua të them, ne e dimë se çfarë ka ndodhur apo jo London?”- ka përfunduar ajo me shaka.

Siç duket, Londoni i vogël preferon të qëndrojë gjithë kohës në krahët e teze Lorit dhe kjo e fundit s’mund t’ja prishë qejfin në asnjë moment edhe nëse ka ndonjë dhembje në kurriz për shkak të kësaj. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje