Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lori Hoxha feston ditëlindjen, ky është urimi i pazakontë i Sara Hoxhës…

Lori Hoxha feston ditëlindjen, ky është urimi i pazakontë i Sara Hoxhës…
October 19
09:10 2016

Sot është dita kur e gjithë familja Hoxha feston ditëlindjen e Lorit. Jemi mësuar tanimë që kjo ditë pritet mjaft mirë në familjen e tyre, shoqëruar me të gjithë kujdesin dhe veçantinë që ka kjo festë. Jo më kot Lori organizon edhe festat më të bukura të ditëlindjes, momente nga të cilat ajo ndan shpesh edhe me ndjekësit në rrjete sociale.

E derisa të shohim nëse edhe këtë vit do të ketë një organizim “alla-Lori” për ditëlindjen e saj, duket se surprizat e para kanë filluar. Ka qenë pikërisht Sara Hoxha, e motra, e cila ka bërë një urim shumë të bukur në Snapchat. Lori e ka marrë këtë urim dhe e ka shpërndarë edhe në llogarinë e saj në këtë rrjet social duke thënë: “Të dua!”

14689289_10210547866043473_1964424220_o

Sara shkruan: “Gëzuar ditëlindjen Lorush! Të dua më shumë seç mund ta imagjinosh. Ti do jesh gjithnjë bebja ime e preferuar edhe pse unë jam më e vogël në moshë. Ta dish se do të jem gjithnjë aty për të të kritikuar për të gjithë ushqimet kimikate që fut në trup. Këtë vit ti je rritur aq shumë dhe je bërë kjo vajzë e mrekullueshme që je tani, duke ditur se çfarë kërkon dhe çfarë inspiron të marrësh nga jeta. Ne të gjithë jemi shumë krenarë për ty dhe jemi shumë të lumtur që do të jemi pjesë e rrugëtimit tënd të bukur…” – ka përfunduar urimi me doza humori dhe krenarie nga Sara.

Theksojmë se motrat ndajnë një marrëdhënie shumë të bukur bashkë dhe nuk ngurrojnë ta shprehin edhe në publik. Edhe ne gjejmë rastin t’i bashkohemi urimit të Sarës për ti uruar ditëlindjen Lori Hoxhës! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje