Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lori dhe Sara Hoxha të pranishme në dasmën e Princit Harry dhe Meghan Markle, bëjnë ëndrrën realitet!

Lori dhe Sara Hoxha të pranishme në dasmën e Princit Harry dhe Meghan Markle, bëjnë ëndrrën realitet!
May 19
12:40 2018

Ditën e  sotme e gjithë bota po ndjek me kuriozitet të madh ceremoninë martesore të Meghan Markle dhe Princit Harry që po zhvillohet në Kështjellën Windsor.

Një turmë e madhe njërzish ndodhet në ambjentet e jashtme të kështjellës dhe mes tyre janë edhe dy shqiptare.

Motrat Hoxha, Lori dhe Sara kanë shkuar drejt Britanisë së Madhe për të ndjekur një nga ngjarjet më të rëndësishme të vitit.

Pak minuta më parë Lori ka ndarë me ndjekësit  e saj në Instagram një foto ku bashkë me Sarën tregon se po prisnin ardhjen e nuses, Meghan Markle.

“Meghan po të presim”,- shkruan Lori ndërsa Sara shprehet se prej një viti e pret këtë ngjarje dhe më në fund ka bërë ëndrrën realitet./Blitz.al/

Meghan po të presim

A post shared by Lori Hoxha (@lorihoxha) on

Komento
Shperndaje