Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Loredana vlerësohet si “Reperja më e mirë”, në ceremoninë e rëndësishme të muzikës

Loredana vlerësohet si “Reperja më e mirë”, në ceremoninë e rëndësishme të muzikës
July 11
09:42 2019

Ashtu siç mund ta dini dhe të keni lexuar dhe në Blitz.al, Loredana Zefi dhe familja e saj u përfshinë në një skandal më shumë se dy muaj më parë, kur një çift zvicerian i akuzonte se kishin përfituar prej tyre shuma të mëdha parash në sajë të një skeme mashtrimi.

E megjithatë këto turbulenca nuk e kanë “lëkundur” aspak suksesin e reperes në muzikë. Gjatë kësaj kohe, Loredana ka publikuar dy këngë, “Labyrinth” dhe “Jetzt Rufst Du An”, me këtë të fundit që duket se është pëlqyer më shumë nga publiku, duke e renditur në videot që po shihen më shumë në Youtube në disa shtete të Europës. Kjo ndoshta për shkak se në videoklip mund të shohim Mozzik që përpiqet të kërcejë.

Gjithsesi, mbrëmjen e djeshme artistja shqiptare ka shënuar suksesin e rradhës, teksa në ceremoninë e muzikës “Hype Awards 2019”, të organizuar nga Sony Music, u vlerësua si reperja më e mirë femër. Kështu ajo arriti të mposhte konkurencën e disa prej repereve më të më dëgjuara në Gjermani për momentin, si Juju dhe Nura dhe u vlerësua me këtë çmim vërtetë të rëndësishëm.

Për arsye që nuk dihen, Lori (siç e thërret Mozzik), nuk mundi të ishte e pranishme gjatë ndarjes së çmimeve, por u shpreh për triumfin e saj me anë të këtij videomesazhi, ku falenderon publikun që e mbështet, bashkëshortin dhe producentët Miksu & Macloud.

Ndërkohë, me anë të një postimi në Instagram, ajo ka njoftuar se do të nisë turin muzikor Bonnie & Clyde. së bashku me Mozzik në shumë qytete të Gjermanisë dhe Zvicrës.

 

View this post on Instagram

 

Bonnie und Clyde gehen auf TOUR!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! Link in meiner Bio!!!!! OMG was euch da erwartet! @mozzik

A post shared by Loredana (@loredana) on

/Blitz.al/

Share