Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Loredana tani do të martohet me një vajzë?

Loredana tani do të martohet me një vajzë?
September 09
12:12 2019

Nuk kanë qenë aspak ditë të qeta këto për çiftin Loredana-Mozzik, të paktën me atë që thuhet më mediat rozë, sepse mesa duket ata po përjetojnë një krizë në marrëdhënien e tyre, madje mund dhe të jenë ndarë. Fiilimisht dyshimet për një ndarje erdhën për shkak të faktit që ata të dy, si rrallë ndonjëherë, nuk shiheshin prej disa kohësh në shoqërinë e njëri-tjetrit, nuk postonin më foto bashkë dhe mbi të gjitha Mozzik jo vetëm që nuk ishte i pranishëm në festën e ditëlindjes së reperes, por as nuk e uroi gjëkundi. Megjithatë, së fundmi ai ka shpërndarë këngën e Lorit në Instagram, por ky veprim më shumë se i bashkëshorit të saj u duk si veprimi që do bënte menaxheri i koncerteve, prandaj në këtë pikë jemi ende të paqartë.

Gjithsesi, kur të gjithë presim që ata të dy të postojnë ndonjë dedikim dashurie për njëri-tjetrin ose ndonjë nga ato fotot me armë që i kanë aq me pasion, Loredana na lajmëroi që do të martohet me një vajzë.

Pikërisht nga kjo foto, që ka të shkruar në gjermanisht “Do të martohemi” dhe ku reperja shfaqet përkrah me modelen Bonnie Strange. Madje kjo e fundit, në Instagramin e saj, të njejtën foto e ka postuar me mbishkrimin: “Unë thashë po” dhe “Më mungon që tani Loredana”.

Është dhe kjo fotoja tjetër e të dyjave, shoqëruar me këtë zemrën e madhe:

Okay, që ta shohim pak me objektivitet, Lori në këto postime duket me flokët dhe look-un me të cilën është shfaqur ditët e fundit në xhirimet e projektit të saj të rradhës, që me siguri është ndonjë videoklip i ri. Dhe duke marrë parasysh profesionin e Bonnie, me siguri ajo do të jetë pjesë e videoklipit të saj, ndoshta dhe martohen aty, ende nuk e dimë. Kështu që “martesa” e mësipërme në këtë rast është tregues i lidhjes së ngushtë që mund të kenë vajzat me njëra-tjetrën.

 

View this post on Instagram

 

❤️ @bonniestrange

A post shared by Loredana (@loredana) on

Sido që të jetë dy gjëra janë të sigurta, Lorenda e pëlqen shumë emrin Bonnie dhe martesa me një vajzë është diçka që reperja do ta bënte nëse do donte. Por do i duhej të divorcohej njëherë nga Mozzik dhe për këtë po shpresojmë ende mos të ndodhë sepse:

 

View this post on Instagram

 

Bonnie & Clyde 👨‍👩‍👧 @mozzik

A post shared by Loredana (@loredana) on

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje