Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Loredana nuk ndalet, e vetmja femër e nominuar për këtë çmim të rëndësishëm në Gjermani

Loredana nuk ndalet, e vetmja femër e nominuar për këtë çmim të rëndësishëm në Gjermani
November 14
12:37 2018

Loredana, partnerja e reperit Mozzik nuk po ndalet me suksesin e saj në Gjermani. Ajo me repin e saj ka arritur të bëj për vete shumë fansa dhe këngët janë kthyer në hite.

Tashmë ajo ka treguar se është nominuar për një çmim shumë të rëndësishëm në Gjermani siç është  BEST HIP HOP ACT.

Ka qenë vetë  reperja e cila ka postuar në Instagramin e saj një shkrim të gjatë ku i kërkon fansave mbështetjen e tyre. Ajo është e vetmja femër dhe e vetmja shqiptare e nominuar në këtë kategori.

Loredana në postimin e saj shkruan se nuk i intereson çmimi i parë, por i mjafton mbështetja e madhe e fansave dhe lumturia që ato i dëgjojnë kaq shumë këngët. Ajo i është mirënjohëse gjithsecilit prej atyre që klikon projektet e saj.

/Blitz.al/

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje