Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

London Noor bën 1 vjeç dhe mami Sara merr vetë përsipër të përgatisë kekun e ditëlindjes!

London Noor bën 1 vjeç dhe mami Sara merr vetë përsipër të përgatisë kekun e ditëlindjes!
December 13
16:03 2017

Sot është një ndër ditët më të veçanta për çiftin Ledion Liço dhe Sara Hoxha por jo vetëm. Djali i tyre feston  1 –vjetorin e lindjes dhe nuk mund të mungonin urimet dhe surprizat për të. Lori Hoxha, tezja e Londonit ka qenë ajo që ka postuar një foto nga shtëpia e tyre në Snapchat ku duken disa  zbukurime dhe gjithashtu ka shkruar: “‘Gëzuar ditëlindjen nga zemra dhe shpirt. Të dua Londush! Më kë bërë njeriun më të lumtur”.

Ndërkohë Sara duket se është marr me përgatitjet e festës duke gatuar vetë kekun e ditëlindjes së të birit. Në një foto të postuar në Instagramin e saj  nuk duket një kek por tre të tillë që Sara Hoxha i ka përgatitur me kujdes për një ditë kaq të rëndësishme për të dhe familjen e saj. /Blitz.al/

Shperndaje