Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

London bën 2 vjeç! Teze Lori zbulon fotot nga festa e ditëlindjes por ka një ankesë publike për nipin e saj

London bën 2 vjeç! Teze Lori zbulon fotot nga festa e ditëlindjes por ka një ankesë publike për nipin e saj
December 14
18:17 2018

Ditën e djeshme në familjen Hoxha dhe Liço ka patur festë! London, djali i Sara Hoxhës dhe Ledion Liços ka festuar 2-vjetorin e tij të lindjes.

E gjitha familja duket se është angazhuar për t’ja bërë këtë ditë të bukur të voglit të shtëpisë dhe urimet e tyre i kanë pasqyruar edhe në rrjete sociale. Pasi e uroi me një foto shumë të lezetshme ditën e  djeshme në Instagram, Lori pak orë më parë ka publikuar edhe disa foto nga festa e organizuar që ka mbledhur familjen. Në fotot shihet një kënd i zbukuruar me tullumbace shumë ngjyrëshe dhe Londoni tërësisht i fokusuar duke luajtur me to.

Por duket se teze Lori, e cila vinte nga Londra ku edhe jeton tashmë prej disa javësh, priste që me kthimin e saj London ti përkushtohej plotësisht asaj. Kjo gjë nuk ndodhi dhe Lori është ankuar pak në rrjete sociale.

“Një foto e imja në ditëlindjen e London por pa Londonin pasi atij nuk i intereson më për mua.”,- shkruan Lori në një postim të sajin. Duket se vogëlushi e ka shijuar aq shumë ditëlindjen sa e ka lënë pas dore tezen e tij./Blitz.al/

Komento
Shperndaje