Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Londër/Çifti i pinguinëve gay adoptojnë fëmijën e parë me gjini të papërcaktuar!

Londër/Çifti i pinguinëve gay adoptojnë fëmijën e parë me gjini të papërcaktuar!
September 12
09:17 2019

Ju njohim me pinguinin e parë me gjini neutrale, që ndodhet në akuariumin Sea Life në Londër.  Stafi ka vendosur që mos ta cilësojnë pinguinin si mashkull apo femër sepse shprehen që gjinia është më shumë një krijim i njerëzve.  Ekspertët shprehen se do ishte normale që të rritej pa një gjini të papërcaktuar, duke qenë se pinguinët duken njësoj derisa arrijnë moshën e maturimit.

Fëmija është adoptuar nga një çift homoseksual pinguinësh, Rocky dhe Marama. Kjo pasi ata u shfaqën të gatshëm të kujdeseshin për një vezë dhe më pas një fëmijë.

“Edhe pse vendimi mund të shkaktojë debat, të qenit neutral në gjini tek njerëzit së fundmi ëhtë bërë një temë e përhapur diskutimi. Gjithsesi, është komplet normale që pinguinët të rriten me gjini të papërcaktuar teksa maturohen. Çfarë ne si staf na bën krenarë është suksesi i programit të rritjes së Sea Life London dhe puna e mrekullueshme e dy pinguinëve të së njëjtës gjini,Rocky dhe Marama, që e morën fëmijën në kujdes dhe po e rrisin si të tyrin.”- është shprehur Graham McGrath, menaxher i përgjithshëm.

Epo nëse mendoni se ky lajm nuk përbën aspak sens, kuptoni se diku në botë ka njerëz që kujdesen për mirëqenien e të gjitha specieve, përfshirë edhe pinguinët. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje