Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Livornez komunist!” – Modelja e njohur ofendon trajnerin Allegri

“Livornez komunist!” – Modelja e njohur ofendon trajnerin Allegri
January 18
19:21 2017

Modelja Nina Moriç, ish-bashkëshortja e paparacit më të famshëm në Itali, Fabrizio Corona, ka ndezur polemikat në mediat italiane pas disa komenteve të lëshuara kundër trajnerit të skuadrës së Juventus-it, Massimiliano Allegri.

“Pa Pjaca-n dhe Mandzukic, Juventus-i do të ishte për vend të 3-të. Futi në lojë, livornez komunist!” – shprehet kroatja në profilin e saj në Facebook, koment i cili ka shkaktuar reagimin e shumë prej ndjekësve.

Pak orë më pas, modelja ka publikuar një tjetër postim, ku ka kërkuar të sqarojë këndvështrimin e saj, por më kot, se vetëm sa ka nxehur situatën.    

“Mund të ma shpjegojë njeri përse u prekët kaq shumë nga fjalët e mia? A nuk është Allegri nga Livorno? A është Livorno qyteti italian me numrin më të madh të komunistëve? Ky është muhabet të çmendurish!” – shkruan ajo.

Nina Moriç nuk është shquar ndonjëherë si njohëse e futbollit, por mesa duket dëshira për të parë në fushën e blertë futbollistët e vendlindjes së saj e kanë shtyrë të thotë fraza aspak të hijshme.

Po rrjeti si reagoi?

“Fundja ti je kroate dhe duhet ta dish se çfarë kanë bërë kroatët, aleatët e nazistëve. Shko lexo historinë para se të flasësh për Livornon”, – shkruan një i ri, ndërkohë që një tjetër i është kundërpërgjigjur:

“U prekëm se e përgjithësove. Si do ndiheshe po të thoshte dikush “kroate naziste”? Këto gjëra s’janë aspak të këndshme!”

Me shumë mundësi kjo do të jetë hera e fundit që shohim Nina-n të flasë për futboll. /Blitz.al/

 

Nina

 

Komento
Shperndaje