Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Liv Tyler sjell në jetë vajzën Lula Rose Gardner

July 11
10:08 2016

 

Aktorja amerikane Liv Tyler ka sjellë në jetë fëmijën e saj të tretë të premten, një vajzë dhe lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i saj.  Emri i foshnjës është Lula Rose Gardner dhe është fëmija i dytë me të fejuarin David Gardner, me të cilin ka edhe një djalë 17 muajsh, Sailor Gene.

Aktorja ka bërë publik lajmin për të gjithë ndjekësit e saj në Instagram të dielën, duke shpërndarë një foto të anëtares së re të familjes.

“Përshëndetje! Vajza jonë e bukur është këtu! Lula Rose Gardner jemi shumë të lumtur dhe zemra po na shpërthen nga dashuria”,- shkruan Tyler.

Ndërsa Gardner e mirëpret kështu të bijën: “Vajza jonë e mrekullueshme është mes nesh, Lula Rose Gardner. E pabesueshme, e shëndetshme dhe falë Zotit i ngjan mamit të saj! Me të vërtetë i bekuar! Tani puna e vërtetë fillon me trajnimin e vëllezërve të saj më të mëdhenj që të bëhen ninxha dhe truproja të saj”.

Tyler dhe Gardner kanë edhe fëmijë të tjerë nga martesat e mëparshme. Aktorja është nënë e Milo 11 vjeç, ndërsa Gardner baba i  Gray-t.

Shperndaje