Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lista e personaliteteve më të fuqishme të globit

Lista e personaliteteve më të fuqishme të globit
April 22
17:10 2016

Revista prestigjioze “Time” ka publikuar sot listën e përvitshme të 100 personaliteteve më të fuqishëm të globit, listë që përbëhet nga ikona të muzikës, sportit, politikës, teknologjisë dhe shumë fushave të tjera.

Nga Hollivudi, të preferuarit e votuesve janë: Leonardo DiCaprio, Nicki Minaj, Priyanka Chopra dhe Lin-Manuel Miranda, të cilët kanë pozuar për kopertinat e 4 revistave, nga 6 gjithsej.

Dy kopertinat e tjera do të mbulohen nga Mark Zuckerberg bashkë me të shoqen Priscilla Chan dhe Christine Lagarde. Në listë janë edhe këngëtarët Adele, Ariana Grande dhe Kendrick Lamar.

Nga ana tjetër, nuk mund të mungonin politikanët, të cilët përfaqësohen në listë nga Hillary Clinton, Bernie Sanders, Donald Trump, Ted Cruz, Joe Biden dhe Barack Obama.

Usain Bolt, Ronda Rousey, Lewis Hamilton, Charlize Theron, Dwayne “The Rock” Johnson, Melissa McCarthy, Caitlyn Jenner dhe Taraji P. Henson janë disa nga 100 emrat e tjerë në listën e revistës “Time”.

Komento
Etiketimet
Shperndaje