Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lista e modeleve më të paguara në botë, “Forbes”: Gisele Bundchen vazhdon të mbretërojë

Lista e modeleve më të paguara në botë, “Forbes”: Gisele Bundchen vazhdon të mbretërojë
August 31
13:56 2016

Supermodelja braziliane Gisele Bundchen vazhdon të mbretërojë si modelja më e paguar në botë, sipas “Forbes”. Në pesëshen e listës së gjatë renditen edhe modelet Adriana Lima, Karlie Kloss, Kendall Jenner dhe Gigi Hadid.

36-vjeçarja Gisele Bundchen kryeson listën që në 2002-shin dhe vetëm gjatë vitit të kaluar ajo arriti të grumbullonte 30.5 milionë dollarë. Sipas “Forbes”, shumica e të ardhurave të saj vijnë nga kontratat që modelja ka nënshkruar me marka të ndryshme, përfshirë “Chanel” dhe “Carolina Herrera”.

Lista e “Forbes” shërben si një dëshmi e fuqisë së gjeneratës së re të modeleve që kanë arritur suksesin falë edhe ndikimit të rrjeteve sociale. Kendall Jenner renditet e treta në listë dhe ka siguruar 10 milionë dollarë gjatë vitit të kaluar. Veç kësaj, ajo renditet si modelja me numrin më të lartë të ndjekësve në Instagram dhe me foton më të pëlqyer në rrjetet sociale.

Komento
Etiketimet
Shperndaje