Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“L’isola dei famosi” – skena “gay” mes këngëtarit Marco Carta dhe Jonas Beramit?

“L’isola dei famosi” – skena “gay” mes këngëtarit Marco Carta dhe Jonas Beramit?
April 13
13:04 2016

Dalin detaje “pikante” për dy nga personazhet që marrin pjesë në reality show-n “L’isola dei famosi”, që transmetohet në Canale 5.

Bëhet fjalë për spanjollin Jonas Berami dhe ish-fituesin e “Amici”, këngëtarin Marco Carta,  të cilët sipas gazetarit Alberto Dandolo kanë shfaqur një marrëdhënie intime me njëri-tjetrin.

Një lajm që po bën bujë nëpër gazetat rozë të Italisë, por që për momentin nuk duhet marrë si i sigurt, për vetë faktin se pamjet që e vërtetojnë nuk janë bërë publike dhe vështirë se mund të ndodhë kjo.

Një gjë e tillë ka shqetësuar edhe Rosa Victoria Ramirez, mamanë e spanjollit, e cila në profilin e saj në Facebook ka shkruar:

“Përshëndetje të gjithëve! Dua t’ju shpreh se shqetësimi im nuk lidhet me seksualitetin e djalit tim, i cili është 100% hetero. Personazhe të tillë (si gazetari që dha lajmin) luajnë me famën e Jonasit dhe përhapin gënjeshtra. Dua të them edhe se jam në favor të dashurisë mes personave të të njëjtit seks, respektoj dhe mbroj çdo tendencë seksuale. Qëllimi im është të denoncoj persona si ai që përhapin lajme të tilla, pasi nuk mund t’u bëjmë keq njerëzve duke u bazuar te gënjeshtrat.

Në fakt, lidhur me këtë “shashkë” të hedhur nga Alberto Dandolo, të gjithë ndjekësve të “L’isola dei famosi” u vjen ndërmend një skenë e rreth dy javëve më parë, ku Marco Carta akuzonte Jonas Beramin se shtirej përpara kamerave.

Vallë të kenë lidhje me njëra-tjetrën këto dy ngjarje?

Gayt