Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lionel Richie: “Nëse Adele nuk pranon të bëjë duet me mua, do ta sulmoj!”

Lionel Richie: “Nëse Adele nuk pranon të bëjë duet me mua, do ta sulmoj!”
July 02
10:55 2016

E keni menduar ndonjëherë se ç’do të bënit nëse Adele do t’ju refuzonte një bashkëpunim? Epo, Lionel Richie e ka menduar dhe për më tepër e ka bërë edhe publike.

“Do t’i jap një vit kohë, më pas, nëse nuk pranon, do ta sulmoj në shtëpinë e saj. Ajo ka një banesë të lezetshme jashtë Los Anxhelosit, do të shkoj e t’i qëndroj jashtë duke thënë: “Adele, jam unë. Përshëndetje! Jam unë!”.

Këngëtari shpreh simpati të madhe për Adele, duke kujtuar takimin që pati në “The Grammys”: “Ajo është një person shumë i afrueshëm dhe shumë i sjellshëm. 4 minuta në një bisedë dhe ndihesha sikur kisha një jetë që e njihja”.

Shpresojmë shumë, shumë që Adele të mos e refuzojë Richie-n, të paktën për të mirën e saj…

Etiketimet
Shperndaje